
Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim në Kosovë, gjatë raportimit të Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, situata degjeneroi me debat mes tij dhe deputetes nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovë, Ganimete Musliu, e cila është edhe anëtare e këtij komisioni.
Në diskutimin në mes të Ministrit Peci dhe deputetes Musliu, kjo e fundit është ngritur nga tavolina duke e quajtur ministrin “rrugaç”, derisa e ka gjuajtur me ujë atë.
Situata në mes të tyre është acaruar pas akuzave që ministrit Peci ka bërë në drejtim të deputetes Musliu.
“Ti përfaqëson gjuhën që përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo po i bie që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.
“Ndash më gjuani me ujë e ndash me plumba, nuk ka birë nëne që e ndal Faton Pecin”, iu është kundërpërgjigjur ministri pas hedhjes më ujë nga deputetja Musliu.
Kjo situatë ka bërë që mbledhja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim të ndërpritet.



