
Ekstremistet e djathtë në Holandë kërkojnë rikthimin e vizave për shtetasit shqiptare në Schengen. Në Parlamentin e këtij vendi raportuan ministri i Jashtëm Stef Blok dhe ai për drejtësinë dhe sigurinë Grapperhaus.
Partitë e ekstremit të djathtë në Holandë kanë udhëhequr debatin duke kërkuar rikthimin e vizave për Shqipërinë. Sietse Rindert Fritsma deputet ekstremist, e lidhi heqjen e vizave me kriminalitetin dhe kërkoi që vizat mos hiqen as për Kosovën.
Ministri për drejtësinë dhe sigurinë Grapperhaus, i cili ka vizituar edhe Shqipërinë, i tha Parlamentit se nuk shikonte ndonjë lidhje direkt mes vizave dhe krimit të organizuar. Ky problem, tha ai, po luftohet në rrafshin kombëtar së bashku me Bashkimin Europian dhe Shqipërinë. Sipas deputetit Van Wijngaarden i partisë VVD, rikthimi sistemit të vizave me Shqipërinë, do të jetë e suksesshme vetëm atëherë kur të ketë mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-s.
Por Ministri i punëve të Jashtme të Holandës Stef Blok, i tha parlamentit se ashpërsimi regjimit të vizave është i pavend dhe se do të komplikonte marrëdhëniet me Shqipërinë.
Megjithatë me 16 prill, parlamenti holandez do votojë për propozimet e rikthimit të vizave me Shqipërinë.



