
Gazetari Artan Hoxha tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” çështja e inceneratorëve i ngjan asaj të 500 mijë eurove të vjedhura nga pastruesja: nuk dihet kush është përfituesi fundor. Megjithatë sipas tij, vetë Arben Ahmetaj e ka dhënë një përgjigje. “Në rastin e inceneratorëve nuk gjejmë dot kush janë përfituesit kryesorë. Arben Ahmetaj ka thënë: A kam unë fuqi t’i kaloj 19 vendime brenda një dite. Pra, ai pa dashur na dha diçiturën e gjithë fotografisë së madhe”, tha ai.



