PD padit në prokurori kreun e Kuvendit, punonjësit e Gardës dhe policët

PD padit në prokurori kreun e Kuvendit, punonjësit e Gardës dhe policët

Seanca e tensionuar ku u zgjodh kryeprokurorja e përkohshme është pasuar nga një sërë padish në prokurori.

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtim për 7 deputetë të opozitës të përfshirë në incidentet e së hënës në sallën e Parlamentit.

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe kundërpërgjigjja e PD-së.

Selia blu ka depozituar sot në prokurori një padi për kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për shpërdorim detyre.

Kallëzimi ndaj kreut të Kuvendit dhe punonjësve të Gardës dhe policisë është bërë për akuzën “shpërdorim detyre”, “pengim të ushtrimit të detyrës” si dhe “ushtrim dhune ndaj deputetëve të PD-së”.

Një grup prej 7 deputetësh socialistë, me anë të një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, kërkuan përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës për tensionin e krijuar në sallë dhe jashtë saj, ku protestohej.

Sipas PS-së, Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salijanji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia janë deputetët e opozitës që kanë shkelur rregulloren duke përdorur gjuhë fyese dhe joparlamentare dhe kanë penguar zhvillimin normal të seancës si edhe procesin e votimit, duke u rrëmbyer deputetëve të maxhorancës kartat e votimit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy