Meksi: Opozita me probleme, por nëse ka pjesëmarrje masive në zgjedhje “Rilindja” humb

Meksi: Opozita me probleme, por nëse ka pjesëmarrje masive në zgjedhje “Rilindja” humb

Avokati Redon Meksi duke folur në MCN Live tha se nëse do të ketë pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 14 majit humb qeveria.

Meksi shton se pikërisht në këtë çështje duhet të fokusohet fushata e opozitës. Megjithatë Meksi shprehet se sheh probleme te opozita sa i përket organizimit të saj.

Për mua çdokush që do kandidonte përballë Veliajt do të kishte epërsi. Veliaj po të dalë sot në rrugë s’ka simpatinë e asnjë qytetari të Tiranës. Por PS ka atë fuqinë e vet.  Veliaj ka fituar zgjedhjet e kaluara pa kundërshtar, ka masakruar Tiranën në çdolloj kuptimi. Ka marrë taksa më shumë se çdo kryetar bashkie i mëparshëm dhe s’ka bërë asgjë për Tiranën, ose edhe ato që i ka bërë i ka bërë me 10-fishin e çmimit që duheshin bërë. A është përpara z.Këlliçi s’di ta them sepse unë shoh opozitën me probleme. Shoh probleme në organizimin e saj. Nuk e kam parë akoma programin. Nëse gjithë programi janë autobusët, më vjen keq...Unë jam kundër asaj falas.

Fushata e opozitës duhet të jetë për të nxjerrë njerëzit të votojnë. Po dolën njerëzit të votojnë, bie pushteti. Rilindja do bëjë fushatë që njerëzit të mos dalin njerëzit të votojnë. Po pati pjesëmarrje në votime, qeveria dhe ‘Rilindja’ humb. Po s’pati pjesëmarrje rezultati do të jetë shumë keq për opozitën dhe keq për ne normalisht. Dua të shoh diçka tjetër që se ka bërë asnjëherë opozita, të analizojë çdo pikë të parave të buxhetit të bashkisë dhe të na tregojnë si do bëjnë ndryshe. Sepse marrim rastin e autobusëve falas që është 6,7 për qind e buxhetit total, duke llogaritur buxhetin 240 milionë euro. Por ti po thua do ul taksat gjysmë për gjysmë, buxheti të bie automatikisht, s’është më 6,7 për qind”.

Veliaj në 2019 kandidoi vetëm, pjesëmarrja sa ishte, ishin diku te 14 pikë ca për qind. Detyroi administratën të shkonte të votonte. Administrata nuk e votoi, dogji votën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy