Dialogu Kosovë-Serbi/ Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel pritet të mbahet të dielën

Dialogu Kosovë-Serbi/ Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel pritet të mbahet të dielën

Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, pritet të mbahet nesër të dielën e 20 nëntorit në Bruksel.

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur për mediat në Kosovë se takimi me shumë gjasë do të mbahet të dielën, megjithatë sipas tyre kjo pritet të konfirmohet.

Ndryshe, të premten në mbrëmje kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pasur një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

Ky i fundit në një postim në Twitter ka thënë se shtyrja e gjobave për targa, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialog janë rruga më e mirë për avancimin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Kosovës.

Ndërkaq, kryeministri Kurti ka thënë se me Chollet kanë biseduar për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit.

Biseda e tyre telefonike është zhvilluar tri ditë para se të fillojë së zbatuari masa e gjobitjes për të gjithë shoferët që vozisin makina me targa ilegale të lëshuara nga Serbia brenda territorit të Kosovës.

Nga 1 nëntori Qeveria e Kosovës ka nisur zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave.

 Faza e parë e planit parasheh qortimin e shoferëve që ngasin makina me targa të paligjshme. Më 21 nëntor pritet të hyjë në fuqi faza e dytë, shqiptimi i gjobës prej 150 eurosh.

Ndryshe, Kurti pritet të takohet të dielën me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç, në Bruksel. Çështja e targave pritet të jetë diskutimi kryesor, por parashihet të diskutohen edhe çështje të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy