Albana Fico largohet nga detyra si drejtoreshë e QSUT

Albana Fico largohet nga detyra si drejtoreshë e QSUT

Albana Fico, e cila mbante postin e drejtoreshës së Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUT) është larguar nga detyra.

Nuk dihen ende arsyet e largimit të Ficos nga detyra që e mori 3 vite më parë. Megjithatë vlen për t’u theksuar që së fundmi Urgjenca e re e QSUT u përfshi nga zjarri.

Për këtë ngjarje Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”.

Albana Fico ka qenë gjithashtu në qendër të akuzave të opozitës në lidhje me tenderat e barnave.

Kujtojmë që Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në "QSUT" është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, pasi zjarri përfshiu katin -1 të ndërtesës. 

Më dhjetor të vitit 2021 Albana Fico u emërua drejtoreshë e QSUT-së, duke zëvendësuar në këtë detyrë Enkelejdi Jotin.

Më heret Fico mbante postin Drejtoreshës së Përgjithshme të Insitutit të Shëndetit Publik. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy