Noka paralajmëron një përgjim tjetër: Të shtunën largojmë ministrin Xhafa

Noka paralajmëron një përgjim tjetër: Të shtunën largojmë ministrin Xhafa

Përgjimi audio i publikuar javën e kaluar nga PD-ja u bë tema e mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ditën e sotme. Deputeti i PD, Flamur Noka paralajmëroi se së shpejti PD-ja do publikojë përgjim të ri për vëllain e ministrit Xhafaj.

“Nuk është rastësi që Agron Xhafaj iku në Itali, pasi ishte lëvizje për t’i shpëtuar drejtësisë në Shqipëri. Agron Xhafajn duhej ta përfshinte ligji anti-mafia. Kjo qeveri përfaqëson votat e trafikantëve. Materiali i dytë që do dalë do jetë vërtetim i faktit se Agron Xhafaj ishte aktiv në trafikun e drogës, kur vëllai i tij ishte minister”, tha Noka.

Duke iu referuar protestës së PD-ja ka paralajmëruar për këtë fundjavë, ish-ministri i Brendshëm tha se “nëse të shtunën nuk largojmë ministrin e Brendshëm, bëhuni gati se do ju largojmë me gjithë kryeministrin”.

Por për kryetarin e komisionit, deputetin Erion Braçe, PD-ja duhet të ketë parasysh përballjen me ligjin në një rast të tillë.

“Bujrum, urdhëroni merreni me dhunë pushtetin si në vitin 1996. Kërcënimet janë të rënda në raport me ligjin”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy