Zgjedhjet në PD më 23 maj, Abilekaj- Haxhiu: Rizgjedhja e Berishës e mban partinë në opozitë

Zgjedhjet në PD më 23 maj, Abilekaj- Haxhiu: Rizgjedhja e Berishës e mban partinë në opozitë

Kryesia e Partia Demokratike e Shqipërisë vendosi sot që zgjedhjet për kryetarin e partisë të mbahen më 23 maj. Deri tani, dihet se kryetari aktual Sali Berisha pritet të rikandidojë për drejtimin e forcës politike.

 

Vendimi vjen në një moment debatesh brenda opozitës për të ardhmen e partisë dhe mënyrën e organizimit të garës për drejtimin e saj. 

 

Analistët Enton Abilekaj dhe Baton Haxhiu, duke komentuar zhvillimet në “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shprehën kritikë për mënyrën se si po zhvillohet procesi dhe për ndikimin që mund të ketë në të ardhmen politike të PD-së.

 

Sipas Abilekaj, përjashtimi i Ervin Salianji nga gara apo skualifikimi i tij shihet si një zhvillim negativ për partinë.

 

Skualifikimi i Salianjit është lajm i keq, por nuk e di sa do t’i shërbejë PD për të ardhur në pushtet. Por i shërben për të qenë në opozitë. Berisha do të jetë kandidat, do të fitojë dhe PD do të jetë ajo që është.

Ai shtoi se një garë reale do të ishte e mundur vetëm nëse do të lejoheshin kandidatura alternative brenda partisë.

 

"Edhe po u emërua një kandidat, nëse do të lejojë Salianjin, që mendojnë se është mendim ndryshe, mund të kishte një garë. Por nëse aty do të kishte kandidatë të emëruar, mendoj se është kot”, tha Abilekaj, duke shtuar se përjashtimi i figurave kritike nuk e ndihmon reformimin e partisë.

 

Përjashtimi i Salianjit është lajm i keq. Nuk bashkohet kështu PD, nuk reformohet dhe nuk del një PD e re. Duket sikur duan të rrinë në opozitë.

Nga ana tjetër, analisti Haxhiu u shpreh se rezultati i zgjedhjeve në parti duket i parashikueshëm, ndërsa kritikoi mënyrën se si është zhvilluar kultura e zgjedhjeve të brendshme ndër vite.

 

Rezultati dihet. Nëse do të bëja një monolog do të thosha: doktori është themeluesi i PD-së dhe shfarosësi i PD-së.

Sipas Haxhiut, problemi nuk lidhet vetëm me faktin që Berisha është në krye të partisë, por me mungesën e reformimit të saj.

 

Nuk është problemi që doktori është në krye të PD-së. Problemi është se nuk do që PD të reformohet që të fitojë.

Analisti kujtoi edhe zhvillimet e vitit 2013, duke i konsideruar si moment kyç për mënyrën se si është ndërtuar kultura politike brenda partisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy