Begaj në takimin e Brdo-Brijunit: Sulmet kibernetike, dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme për stabilitetin e rajonit

Begaj në takimin e Brdo-Brijunit: Sulmet kibernetike, dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme për stabilitetin e rajonit

Presidenti Bajram Begaj, i cili po merr pjesë në takimin e liderëve të procesit të Brdo-Brijunit, që po mbahet në Brdo të Sllovenisë në të cilin marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi se zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, është çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen

Kreu i shtetit shtoi se europianizimi i Ballkanit Perëndimor kërcënohet seriozisht nga aktorë të tretë

Ashtu siç tani është më e qartë se kurrë, aktorët e tretë janë një kërcënim real për evropianizimin e rajonit, duke e bërë më të qartë arsyen përse nevojiten vendime të guximshme, për të ruajtur stabilitetin dhe bazën strategjike të BE-së në Ballkan.

Para disa javësh, dhe sërish dy ditë më parë, Shqipëria ishte nën sulme të rënda kibernetike, të kryera nga aktorë të lidhur me shtetin iranian. Sulmet kishin nën shënjestër të dhënat e qeverisë, sistemet e sigurisë kufitare dhe ndërprenë shërbimet qeveritare digjitale për një farë kohe.

Kjo ishte goditja e fundit e një liste arsyesh, përse Shqipëria ndërmori veprimin ekstrem të ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Një aktivitet i tillë malinj është dëshmi e padiskutueshme dhe e bazuar në faktet e lojës së keqe të aktorëve të tretë në rajon.

Shpresojmë që BE-ja në tërësi të ketë kuptuar përfundimisht se Koha ka rëndësi!, - se ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Kjo do të ishte përgjigjja më e mirë ndaj lakmisë së vazhdueshme të aktorëve të tretë, për të rritur ndikimin dhe praninë e tyre destabilizuese në rajon.

Ndër të tjera Begaj shtoi se lufta në Ukrainë është një pikë kthese për qasjen e BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Përballë agresionit rus, paqja dhe siguria s’mund të merren si të mirëqena. Lufta në Ukrainë po riformëson skenën ndërkombëtare gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy