Rama për Lelin: Ai heq keq sa herë duhet të flasë me mua. Protesta e opozitës nuk e ndal dot Vettingun

Rama për Lelin: Ai heq keq sa herë duhet të flasë me mua. Protesta e opozitës nuk e ndal dot Vettingun

Në studion e emisionit “Transparencë” në televizionin lokal të Vlorës, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se në harkun kohor të tre vjetëve do jetë tërësisht i përfunduar projekti i Lungomares dhe se deri në përfundim të vitit 2019 do të jetë tërësisht i kalueshëm aksi.

Ai nenvizoi se projektet e Qeverise nuk jane selektive për Jugun dhe Veriun. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek marrëdhënia e tij me kryebashkiakun Dritan Lelit.

“E di që kreu i bashkisë së Vlorës heq keq sa herë duhet të flasë me mua por është në të mirë të punës, në funksion të maksimizimit të mbështetjes nga qeveria se ka dhe një barcaletë tjetër që ne po privilegjojmë Jugun”, tha ai.

Duke komentuar protesten e opozites dhe bllokimin e vazhdimit te procesit te vetingut, Rama tha: “Nuk do ta ndalin dot, do ta shtyjnë, pengojnë, por për ta ndalur jo, vetingu do bëhet, vetingun e kërkojnë shqiptarët, edhe ata që ishin në bulevardin e Tiranës para ca ditës, pjesa më e madhe e tyre janë për vetingun, jo për bllokimin e tij, pjesa më e madhe e tyre kanë probleme që nuk kanë ardhur me ardhjen e Qeverisë sonë. Janë në të drejtën e tyre të mos duan ta shofin me sy qeverinë tonë që të mendojnë se po erdhi në pushtet PD jeta do bëhet fushë me lule, por mbi të gjitha këtyre ata duan vetingun, pjesa më e madhe”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy