Mungesa e ujit në Tiranë, Tabaku: 2 milionë euro për pisha mund të investoheshin nga UKT

Mungesa e ujit në Tiranë, Tabaku: 2 milionë euro për pisha mund të investoheshin nga UKT

Për mungesën e ujit të pishëm në Tiranë pas përmbytjeve të ditëve të fundit, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Deputetja Jorida Tabaku thotë se qytetarët po furnizohen vetëm 30 minuta në ditë me ujë. Deputetja demokrate thekson se banorët, nga janari i vitit 2018 do të kenë një çmim më të lartë uji, edhe pse vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm edhe energjia elektrike. "Gjysma e Tiranës ka vetëm 30 minuta ujë në ditë ndërsa banorët kanë gjetur zgjidhjen tek blerja e ujit që shitet nga botet private me bekimin e UKT. Pak ditë me shi që tregojnë fytyrën e vërtetë të investimeve të bashkisë në kanalizime dhe UKT", theksoi Tabaku.

"Tirana, banorët e të cilës nga janari 2018 do të kenë një çmim më të lartë uji, po vuajnë nga uji i pijshëm edhe energjia elektrike. Gjysma e Tiranës ka vetëm 30 minuta ujë në ditë ndërsa banorët kanë gjetur zgjidhjen tek blerja e ujit që shitet nga botet private me bekimin e UKT. Pak ditë me shi që tregojnë fytyrën e vërtetë të investimeve të bashkisë në kanalizime dhe UKT. Të nderuar qytetarë, mos harroni! Kryetari bashkisë do të shpenzojë këtë dhjetor mbi 2 mln euro që palmat shkaktare të përmbytjes së autostradës t’i zëvendësojë me pisha. Fare mirë kjo shumë mund të përdorej në shërbim të UKT që një herë e mirë ajo të mos bllokojë furnizimin me ujë prej një rreshje shiu apo një ngrice të vogël", shprehet më tej ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy