Shantazh i shumëfishtë ndaj drejtuesit të MCN. Meksi: Heshtje nga institucionet, auditim pa fund nga financat

Shantazh i shumëfishtë ndaj drejtuesit të MCN. Meksi: Heshtje nga institucionet, auditim pa fund nga financat

Institucionet publike vijojnë të heshtin për kërcënimet ndaj drejtorit të Përgjithshëm të MCN Tv dhe bizneseve të tij. Ngjarjes së pak ditëve më parë i është shtuar edhe sulmi i mbrëmjes të së shtunës, çka e ka detyruar Z. Meksi të reagojë publikisht. 

 

I ftuar në studion e lajmeve në MCN, Endri Meksi u shpreh se nuk ka asnjë informacion nga policia lidhur me sulmet ndaj tij, ndërsa shton se denoncimin e ka bërë për transparencë. 

 

Është referuar në prokurori dosja ditët në vijim pas denoncimit tim dt 9-10 Mars, që nga ai moment jam paraqitur në 18 mars në Prokurorinë e Tiranës dhe që nga ai moment nuk kam asnjë lloj infoje që të ketë zhvillim të mëtejshëm. Ka shumë elementë të lidhur që kanë të bëjnë bizneset që une kam dhe media. P.sh. një nga detajet që kolegët tanë të kronikës kanë arritur të gjejnë ka të bëjë me faktin që kamerat nuk janë përcjellë nga prokuroria në polici. E kam parë si heshtje. Unë i denoncova se dua transparencë.

 

Meksi i lidh sulmet me bizneset që ai zotëron, duke qenë se operon në sektorë problematikë si lojërat e fatit, AKSHI dhe ARRSH. 

 

Duke qenë se unë jam përfshirë në biznese problematike si lojërat e fatit, internet, IT, AKSHI dhe ARRSH në dy vitet e fundit. Në këtë skenar ka patur zhurma, indicie në vazhdimësi. Një nga bizneset, lojërat e fatit, ka qenë në mbikëqyrje. Fokusi që vihet në media në shumicën e rasteve është për të denigruar aktorët. Ministria e Financave ka nisur një hetim gjatë vitit të kaluar në biznesin tim që zgjati 1 vit e 2 muaj e s’ka mbaruar, dhe së fundmi, ditën e enjte, personat që kanë ardhur për kontroll thonë do ta zgjasim sa të duam.

 

Sipas Meksit, në grupet e auditimit ndaj bizneseve të tij, ka pasur një person të porositur nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, dy biznesmenë të shpallur në kërkim për aferën AKSHI, për të cilët prokuroria ka ngritur 6 akuza përfshirë edhe grup i strukturuar kriminal.

 

Në grupin e auditimit është përfshirë një person i porositur nga Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi. Unë kam bërë shkresë për këtë gjë, Ministria e Financave dhe SPAK. Ministria e financave hesht. Këto ditët e fundit mu dha info, se policia e shtetit rrjedh, se goditja është bërë nga partnerë të mitë. Përse policia i referon te gazetarët dhe jo te prokuroria. As kamerat s'janë përcjellë.

 

Drejtori i përgjithshëm i MCN Tv, Endri Meksi shprehet se arsyeja që ka zgjedhur t’i shkruaj SPAK ka qenë për të treguar vendosmëri dhe besim tek ligji, tek funksionimi i shtetit të së drejtës dhe për të garantuar një farë pavarësie të medies.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy