
Ministria e Turizmit, Mirela Kumbaro ka mbledhur në Vlorë komitetin e turizmit për të bashkërenduar punët sa i takon manaxhimit të sezonit turistik.
Kumbaro vuri theksin kryesisht të rëndësia e menaxhimit të mbetjeve, pastrimit të territorit si dhe përfundimi i aplikimeve për menaxhimin e stacioneve të plazhimit. E pyetur mbi mungesën e bashkisë, Kumbaro tha: “Jemi në komunikim me të gjithë, por është e rëndësishme që t’i japim vëmendje sektorit privat”.
Në këtë kuadër, operatorët turistik ngritën shqetësimin e mosrakordimit të agjensisë së Bregdetit dhe bashkisë për stacionet e plazhit. Kreu i operatorëve turistik për Jugun tha se është e nevojshme të mos krijohet situata e vitit të kaluar
Ndër shqetësimet madhore të ngritura nga operatorët turistik, ishte edhe rishikimi i planit urbanistik të zonës së Radhimës.
Operatorët turistik në Vlorë i parashtruan ministres një sërë problematikash për të cilat Kumbaro theksoi se do të ketë angazhim për t’i zgjidhur para sezonit turistik”, u shpreh Elidon Nika.
Kumbaro tha se të gjitha përgjigjet e ministrisë së Turizmit ishin konkrete.
Të gjitha përgjigjet qoftë për certifikimin e operatorëve detarë dhe unë përfitoj nga ky moment për t’u bërë thirrje të gjithë operatorëve detar të paraqiten në ministri për t’u pajisur me certifikatën e operatorit detar, në mungesë të së cilës s’do lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre”, tha ministrja.



