Kongresi i PS-së/ Manja: Sistemi i drejtësisë është konsoliduar, do ta mbështesim reformën pavarësisht çmimit (VIDEO)

Kongresi i PS-së/ Manja: Sistemi i drejtësisë është konsoliduar, do ta mbështesim reformën pavarësisht çmimit (VIDEO)

Partia Socialiste ka mbledhur Kongresin, organin më të lartë vendimmarrës. Në ditën e Rinisë, socialistët janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve nga ku ministri i drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se vendimi i Strasburgut për 21 janarin i ka hapur rrugë drejtësisë. Manja tha se PS do ta mbështesë drejtësinë pavarësisht çmimit. Sipas ministrit Manja, sistemi i drejtësisë tashmë është konsoliduar dhe ka filluar të japë rezultatet.

Drejtësia për 21 janarin është provë themeli për të mbrojtur vlerat e demokracisë. Për në socialistët shqiptarë 21 janari është plagë dhimbje por në këtë kongres ndihemi paksa të lehtësuar pasi vendimi i Strasburgut i ka hapur rrugë drejtësisë. Vendimi i Strasburgut dëshmon më shumë se kurrë se drejtësia asnjëherë nuk e lë në harresë të drejtën. Paneli i këtij kongresi nis me drejtësinë, pasi tek drejtësia e ka zanafillën te modernizmi i shtetit.

Më tej ai shtoi se me ardhjen në pushtet të PS, u premtuan shqiptarëve drejtësi të pavarur, aspiratë e zhvilluar që kur ishim në opozitë.

Votën plebishitare të 2013 e farkëtuam përmes një përpjekje historike për ti dhënë Shqipërisë drejtësinë që nuk e ka pasur që prej themelit të shtetit shqiptar. Këtë proces transformimi do ta shtyjmë para, pavarësisht çdo lloj çmimi. Në këtë fazë që jemi sot reforma e ka mbushur misionin dhe institucionet e drejtësisë janë në fazën e konsolidimit duke prodhuar rezultate të prekshme për çdo qytetar shqiptar.

Sot u takon drejtësisë që të kujdesem që çdo qytetar të marrë drejtësi me standarde, me prova e fakte dhe garanton respektin e të drejtave dhe lirinë themeltare të çdo qytetari. Sot në sajë të reformës Shqipëria është bërë një partner i besuar në luftën kundër krimit, duke dëshmuar se epoka e pandëshkueshmërisë i përket një epoke tjetër. PS do ta mbështesë modernizmin e sistemit të drejtësisë. Kemi dyfishimin e buxhetit të drejtësisë në 7 vite.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy