‘Heqja’ e pasaportave diplomatike për lojtarët e Kombëtares, Xhaçka: Shumë zhurmë për asgjë

‘Heqja’ e pasaportave diplomatike për lojtarët e Kombëtares, Xhaçka: Shumë zhurmë për asgjë

Qeveria e Shqipërisë i ka kërkuar zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit, që lojtarët e Kombëtares, që ishin pajisur me pasaporta diplomatike, duhet që ta dorëzojnë atë.

Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, që ka thënë se e gjitha është zhurmë për asgjë.

Sipas saj, pasaportave diplomatike iu ka mbaruar afati e prandaj duhet që të dorëzohen, siç ndodh edhe me dokumente të tjera në Republikën e Shqipërisë.

Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëria e pasaportave diplomatike mbaron, siç mbaron vlefshmëria e çdo dokumenti identifikimi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti. Ajo që nuk ka mbaruar e nuk do të mbarojë kurrë është mirënjohja e çdo shqiptari dhe e shtetit shqiptar për ekipin e heronjve të kombëtares që u kualifikuan e luajtën me dinjitet në Europianin 2016, duke i bërë krenarë shqiptarët kudo që jetojnë. Është kjo arsyeja, përse djemtë tanë, sipas rregullave duhet të dorëzojnë deri me datë 30 qershor pasaportat e marra asokohe, por ama asnjë prej tyre nuk do të humbasë statusin e fituar me aq të drejtë në 2016.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy