Në studion e MCN Informacion, avokati Gylsen Zhllima dhe gazetarja Oliverda Allmuça diskutuan në lidhje me projektin e shumëdiskutuar të resorteve në Sazan dhe Zvërnec. Zhllima tha se ulja e protestuesve në dialog do të thotë fund i saj, ndërsa Allmuça tha se protesta nuk duhet sfumuar me idenë e kërkesës për dorëheqje.
Oliverda Allmuça
Rama e ka me Greqinë, përmendi Gjermaninë naziste, përmendi islamin. Por mendoj se iu referua Greqisë pasi mendon se në këtë pikë, të gjithë rreth nesh janë të shqetësuar nga bumi ynë turistik. ai mendon se nëse realizohet projekti do të mund të marrim turistët e Greqisë dhe Malit të Zi. Është shumë e thjesht të fajësosh njerëz dhe të nisësh përçarjen. Rama tha që pse reagon Greqia për atë që ndodh në Zvërnec?
Unë e shoh Ramën në një pikë të vështirë sepse po përballet me trysni. Kur nuk ka udhëheqës, protesta ka rrezik të zbehet.
Ajo tërheqja zvarrë që u bë në Zvërnec pati impaktin e saj. Njerëzit që dalin në protestë i njoh nga afër. Nuk duhet sfumuar me idenë e kërkesës për dorëheqje. Është e rëndësishme që kauza të forcohet që më pas të shërbejë si bazë.
Gylsen Zhllima
Zoti Rama është eprori i Kadastrës. Si ka mundësi që zoti Rama, që emëron dhe shkarkon drejtorin e saj është viktimë para “abuzimeve” të tij?
Rama i përdor emigrantët në Greqi për prona, por kur u grabit pronën u thotë pse reagoni. Kur sheh që kanë dyshtetësi, janë të shitur.
Në PS kush vjen pas Ramës? Askush! Po në PD? Askush. Pra u krijua boshllëku. Në Bashkinë e Tiranës kush vjen? Ka pikëpyetje. Të gjitha këto si zgjidhen? Përmes një revolte qytetare. Do të dallohet mes tyre kush bën punën. Po shkuan në dialog, mbaroi.
Duhet që kjo që po bëjnë qytetarët e thjeshtë të mos përdoret. Studentët Rama kishte mundësi nga t’i kapte. Por tani këtu ka një punë tjetër. Si do t’i prekë këta? Nuk i prek dot të gjithë. Ata duhet që të nxjerrin hallet e qytetarëve në shesh.
PD duhet të kuptojë që strategjia e saj në komunikim është e dobët. Zoti Berisha ka bërë gabim fatal. Në fillim na tha jam pro investimeve, tani thotë mungon transparenca.



