Kuvendi voton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë/ Kurti paralajmëron padi ndaj Serbisë

Kuvendi voton rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë/ Kurti paralajmëron padi ndaj Serbisë

Kuvendi i Kosovës ka votuar rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë.

Kjo rezolutë u miratua me 89 vota pro, ndërsa deputetët e Listës Serbe bojkotuan seancën.

Ndryshe, rezoluta dënon ashpër gjenocidin e regjimit serb në Srebrenicë ndaj pjesëtarëve të popullit boshnjak dhe të gjitha shkeljet e të drejtave të njeriut.

Në seancën e sotme të Kuvendit, kryeministri Albin Kurti deklaroi se gjenocidi në Srebrenicë është masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.  Ai shtoi se qeveria e tij po përgatit padinë për gjenocid kundër Serbisë.

“Ky është veprim fisnik e i duhur në emër të universales sonë njerëzore, dëshirës sonë për drejtësi. Dënimi i krimeve gjenocidale duhet të jetë i përhershëm i padiskutueshëm e i kudondodhur. Çdo vit e kujtojmë Srebrenicën duke kërkuar drejtësi”.

Gjenocidi i Srebrenicës ka ndodhur në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku ushtrua serbe vrau më shumë se 8.000 boshnjakë.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy