
Kryetari i Kuvendit Ruçi merr pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Vendeve të Detit të Zi në Stamboll.
Kreu i Kuvendit është takuar gjatë kësaj konference me homologun e tij grek Nikos Voutsis, me atë bullgare Karayahncheva si dhe me kryetarin e Senatit të Rumanisë Tariceanu.
Në fokus të bisedimeve ishte rekomandimi për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe Ruçi mori mbështetjen e Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë.
Gjatë bisedës me kryeparlamentarin e Greqisë u theksua se çelja e negociatave në qershor është plotësisht e merituar. Gjithashtu Presidenca Bullgare dha garanci të plotë për çeljen e negociatave në qershor.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi tha se Rumania është avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor.
“Rumania, avokate e fuqishme për çeljen e negociatave në qershor. Rajoni i Detit të Zi, organizatë rajonale, përgjegjësitë globale. Mozaiku i vlerave, në shërbim të demokracisë, stabilitetit, zhvillimit dhe mirëqenies”, tha Ruci.



