PD, përfaqësive diplomatike: Edi Rama nuk mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme

PD, përfaqësive diplomatike: Edi Rama nuk mund të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme

Përfaqësuesi i PD dhe i opozitës për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi, identifikoi Edi Ramën si pengesën kryesore  për zgjedhje me standarde demokratike.

Bykykbashi po merr pjesë në një takim me përfaqësues diplomatikë të vendeve të BE, Britanisë së Madhe, Zvicrës, SHBA, OSBE dhe ODIHR, të cilët marrin opinionet e palëve të përfshira në reformën zgjedhore.

Bylykbashi është shprehur se produkt i zgjedhjeve të vitit 2017 është parlamenti i dalë me votat e blera.

"Zgjedhjet kanë arritur nivelet më të ulëta në raport me standardet e OSBE. Nëse në 2009 zgjedhjet arritën shumicën dërrmuese të standardeve të OSBE, nga 2015-2019 raportet e ODIHR kanë si shqetësim prioritar shkeljen e standardeve bazë: lirisë dhe sekretit të votës, shitblerjen e votës, lirinë nga frika e ndëshkimit, ndarjen e shtetit nga partitë dhe fushën e barabartë të lojës. Produkt i këtyre standardeve të dhunuara është parlamenti i dalë nga votat e blera dhe të dhunuara ne 2017 dhe pushteti vendor i emëruar nga Kryeministri në të gjitha bashkitë, emërim i ratifikuar me votim monist”, theksoi Bylykbashi.

Sipas tij, legjitimiteti i parlamentit dhe pushtetit vendor, dy mbajtësve të përfaqësimit demokratik me votë, nuk është thjeshtë i minuar, ai thjeshtë nuk ekziston.

Për të, parimet që kanë dështuar në zgjedhje, janë parime kushtetuese, pasi dhunimi i tyre masiv, në çdo vend normal do të çonte në anulimin të zgjedhjeve nga Gjykata Kushtetuese dhe sistemi gjyqësor.

Por në Shqipëri asnjë gjykatë nuk ekziston apo nuk është e lire nga presioni. Këtë e thotë ODIHR. Rënia e kësaj garancia nuk është vetëm rënie e shtetit të së drejtës, por e demokracisë përmes zgjedhjeve”, tha ai.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy