Presidenti Meta vizitë në Maltë, fton investitorët vendas në Shqipëri

Presidenti Meta vizitë në Maltë, fton investitorët vendas në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një vizitë pune në Maltë, në kuadër të “Forumit të Biznesit Maltë –Shqipëri”, i shoqëruar nga një delegacion me 31 përfaqësues të komunitetit të biznesit shqiptar të Dhomave të Tregtisë së Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Në ditën e parë të Forumit, që u çel me fjalimin e mirëseardhjes nga Presidentja e Maltës, Coleira – Preca, Presidenti Meta në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi bashkëpunimin e frytshëm në të gjitha fushat mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe vuri theksin tek nevoja për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dhe investimet e ndërsjellta.

Presidenti i Republikës prezantoi para komunitetit të biznesit maltez potencialet dhe mundësitë e shumta që ofron Shqipëria për investitorët e huaj në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Meta i ftoi investitorët maltezë të vlerësonin oportunitetet investuese në Shqipëri për të gjitha avantazhet krahasuese që ofron ekonomia shqiptare.

Presidentja e Maltës Coleira – Preca, gjatë fjalës së saj vlerësoi se Malta dhe Shqipëria duhet t’i japin një hov të ri bashkëpunimit ekonomiko-tregtar dhe të shfrytëzojnë të gjitha oportunitetet e biznesit për të eksploruar tregje të reja investimesh.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy