
Një tjetër zhvillim ka dalë në pah lidhur me hetimet për evazionin fiskal të Bankers, ku flitet për shifra të mëdha dhe përfshirje të një sërë eksponentësh, nga studio ligjore, kompani hidrokarburesh, dhe banka të nivelit të dytë.
Ky është një skandal që ka shfrytëzuar një pasuri publike prej rreth 25 vitesh.
Lidhur me këtë çështje, deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka deklaruar për “MCN Live” se Prokuroria dhe Gjykata duhet të hetojnë seriozisht nëse shteti ka dështuar ose është bërë palë në këtë aferë korruptive.
Ajo që është shqetësuese është se një vend që prodhon naftë dhe ku banorët e zonave që preken nga ky proces janë të varfër, tregon qartë se ka diçka që nuk shkon.
Shteti ka dështuar në çdo institucion që duhet të monitoronte këto veprime. Kjo është një dështim i plotë, apo në disa raste, shteti është bërë palë me veprime të tilla.
Nuk mund të lejohet që një kompani kaq e madhe, me shifra kaq të larta dhe lidhje me institucione vendase, të veprojë si një flluskë e mbyllur, larg syve të çdo autoriteti.
Zhupa shtoi se ky skandal nuk mund të jetë i mundur pa ndihmën e strukturave shtetërore dhe se kjo është një shkelje ligjore e rëndë.
Ajo e theksoi se hetimi duhet të mbërrijë te kokat e këtij skandali dhe se politikanët që kanë pasur ndikim në këtë proces duhet të përballen me drejtësinë.
Unë e ftoj Prokurorinë që ta çojë këtë hetim deri në fund dhe të zbulojë të vërtetën.
Pjesëmarrësit në këtë aferë janë ata që lëvizin fijet, që fshehin përgjegjësitë e tyre dhe që kanë pushtet politik. Drejtësia do të duhet të tregojë nëse ky skandal ka pasur mbështetje politike.
Hetimi duhet të mbërrijë te kokat e këtij skandali dhe se politikanët që kanë pasur ndikim në këtë proces duhet të përballen me drejtësinë. Shteti nuk mund të jetë i pafajshëm në këtë çështje.
Nëse organet e drejtësisë nuk i shkojnë deri në fund këtij hetimi, kjo do të thotë që kemi të bëjmë me një tjetër skandal të mbuluar nga pushteti dhe politika.



