MEPJ i ndërpret mandatin e Konsullit të Nderit indianit të kërkuar për mashtrim

MEPJ i ndërpret mandatin e Konsullit të Nderit indianit të kërkuar për mashtrim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri, shtetasit Indian, Nitin Sandesara, i cili është në kërkim për mashtrim në Indi.

Në një deklaratë të shpërndarë sot për mediat, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sqaron se procedura e emërimit të Nitin Sandesara si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri ka përfunduar në janar 2019.

MEPJ thekson se për emërimin e tij janë marrë në konsideratë kriteret dhe kushtet e përcaktuara në Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore, ndërsa thekson se Sandesara nuk është pajisur as me pasaportë shërbimi dhe as diplomatike, pavarësisht se e ka pasur këtë të drejtë.

Ndërsa në lidhje me dhënien e nënshtetësisë dhe pajisjen me pasaportë shqiptare, Ministria e Jashtme sqaron se nuk është në kompetencat e saj.

“Rasti i artikuluar së fundmi i z. Sandesara me nënshtetësi shqiptare, mund të cenojë imazhin dhe reputacionin e Institucionit të Konsullit të Nderit, por edhe atë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shtetit shqiptar në përgjithësi, pavarësisht faktit se veprimet e ndërmarra prej z. Sandesara janë në emrin e tij personal. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon se, ka të gjitha të drejtat ligjore për ndërprerjen e mandatit të Konsullit të Nderit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri për z.Nitin Sandesara me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

Vëllezërit Nitin dhe Chetankumar Sandesara, sipas mediave në vendin e tyre, kanë marrë deri në 1 miliard dollarë amerikanë kredi nga bankat shtetërore, të cilat i kanë zhdukur përmes një rrjeti prej 300 kompanish offshore, të krijuara nga ata vetë. Në Indi, gjykata ka lëshuar mandate arresti për të dy, ndërkohë që jetonin në Shqipëri si sipërmarrës dhe kanë përfituar nënshtetësinë një vit më parë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy