Manjani: Nuk ka forcë ta kthejë Vettingun mbrapsht

Manjani: Nuk ka forcë ta kthejë Vettingun mbrapsht

Pjesë e një takimi me avokatët penalistë të Ballkanit, të organizuar në Shqipëri ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Avokatët kërkuan që Gjykata Kushtetuese të mos bllokojë procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njohur si Vetting.

Sipas kryetarit të dhomës së avokatëve penalist Sajmir Vishaj, ka një pjesë gjyqtarësh që janë të korruptuar prandaj duhet të bëhet edhe Vettingu.

“Nuk e kuptojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit për Vettingun. Ka shumë gjyqtarë të ndershëm, por ka edhe një pjesë të kalbur. Ne si avokat jemi pro Vetting dhe të bëhet sa me shpejt”, u shpreh Visha.

Ndërkohë Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se askush nuk mund ta ndalë Vetting-un.

Manjani ka theksuar se në sistemin penitenciar janë 6027 persona të izoluar.

Sipas shifrave, rezultojnë se prej tyre janë rreth 900 te mitur dhe 50% janë të paraburgosur.

“Thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve, i kanë borxh kushtetues çdo qytetari që të paraqiten në gjyq dhe të hetohen shpejt. Vetting do të ndodhë dhe nuk ka forcë ta kthejë. Gjykata Kushtetuese ka forcë ta shtyjë pak, por Vetting do të ndodhë”.

Për këtë arsye tha Ministri i Drejtësisë do të propozohet një paketë për ndryshimet në Kodin Penal, në mënyrë që të gjithë qytetarët të izolohen në paraburgim.

Gjatë këtij aktiviteti “Toga e Artë”,  Manjani u vlerësua me “Çmimin e Mirënjohjes” nga Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy