Ja çfarë thotë Vasili për akuzat e Ylli Manjanit

Ja çfarë thotë Vasili për akuzat e Ylli Manjanit

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-­së, Petrit Vasili ka shpjeguar deklaratën e Luan Ramës bërë dy ditë më parë kur tha se, kishte dy zgjedhje ose shkarkimin e Manjanit ose shkarkimin e Ramës.

Vasili u shpreh se deklarata ishte se pas konfliktit mes Manjanit dhe Ramës prevalon propozimi i Kryeministrit si drejtues i qeverisë. I pyetur nëse qëndrimet e ish­ministrit të Drejtësisë janë qëndrime të LSI, Vasili tha se ato janë qëndrime personale.

Për kanabizimin e vendit, Vasili tha se ka një shqetësim që nuk është më i lokalizuar por ka marrë edhe shqetësimin e mediave botërore. “Është një problem që duhet t’i dalim ballas, nuk mund t’i ikim problemit”, tha Vasili.

I pyetur mbi deklaratën “paralajmëruese” për deputetët e LSI­së që të kenë kujdes mos u fut drogë në makinë, Vasili e mohoi një gjë të tillë.

I ngacmuar nga Blendi Fevziu, i cili e pyeti nëse “është e vërtetë se keni lënë biçikletën për të lëvizur me makinë për të shmangur futjen e drogës”, ai dha këtë përgjigje: “Nuk kam bërë një argument të tillë. Po të kisha një qëndrim të caktuar do ta kisha bërë publik.” 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy