Avokati Genc Gjokutaj thotë se Ilir Meta ka vajtur dhe ka dhënë shpjegimet e tij në SPAK dhe se çështja CEZ-DIA është një çështje e hetuar dhe nuk ka më dyshime më tej.
Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se shpjegimet janë dhënë kohë më parë, është konsumuar dhe pyetja.
Në vijim shtoi se Ilir Meta nuk e ka të regjistruar emrin e tij në asnjë çështje në SPAK.
Dosja e zotit Meta është e regjistruar vite më parë dhe nuk e ka të regjistruar emrin në asnjë nga ato çështje që shtypi atribuon, flitet shumë por referencë nuk ka.
E mira është që të pritet se çfarë do të ndodhë dhe pastaj të diskutojmë. Meta është një politikan jo me profil të butë dhe të ulët.
Edhe në pozicionin e presidentit kishte të njëjtin fjalor ndaj manipulimit të zgjedhjeve.
Përdorimi i metaforës nga zoti Meta, nuk është presion për SPAK.
Në gjithë fjalën e tij atribuon arsyen pse ai tregohet i ashpër me SPAK dhe zotin Dumani.
Ai i referohet një sjellje jashtë kornizës së prokurorit zotit Dumani.
Në momentin kur prokurori bën politikë, nuk mund të marrë një përgjigje të butë.
SPAK në rastin e zotit Meta ka bërë goxha politikë.
Zoti Meta nuk ka frikë të përballet, ai nuk ka lënë shkak për ekuivok, për dyshim për qëndrimin e tij, ka qenë i drejtpërdrejtë i vërtetë dhe në lartësinë e duhur të zërit.



