Basha takon përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë

Basha takon përfaqësuesit e Dhomës Gjermane të Tregtisë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Dhomën Gjermane të Tregtisë ku është diskutuar situata ekonomike dhe plani i PD për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Sipas PD-së, krahas krizës së thellë ekonomike, vendi sot po përballet dhe me rëndimin e krizës shëndetësore, ç’ka e tregojnë numrat në rritje të të infektuarve dhe atyre që humbasin jetën me COVD-19 dhe mungesa e strategjisë nga ana e qeverisë për t’u përballur me të.

“Në vend të akordimit të fondeve për shëndetësinë, mbështetjen e biznesit dhe punësimit, qeveria vazhdon të marrë borxh për PPP, tendera e koncesione korruptive.”

PD thekson se ka punuar ngushtësisht me ekspertët më të njohur ekonomik të CDU-së, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer për planin ekonomik, në qendër të të cilit është bërja e Shqipërisë një vend tërheqës për investimet e huaja, mes të cilëve edhe atyre nga Gjermania, të cilët kanë një potencial të madh investimi dhe punësimi.

Në takimin me përfaqësues të Dhomës Gjermane të Tregtisë mora mendime dhe sugjerime të vlefshme, të cilat do të përfshihen në planin tonë ekonomik dhe për një Shqipëri me një ekonomi të shëndetshme, të hapur dhe konkurruese që prodhon mirëqenie për të gjithë shqiptarët.” – shtoi Basha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy