Kryemadhi pas takimit me aleatët: Kemi ngritur grupe për të zgjidhur krizën

Kryemadhi pas takimit me aleatët: Kemi ngritur grupe për të zgjidhur krizën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, pasi doli nga mbledhja e opozitës së bashkuar, deklaroi se vendi është në një krizë të përgjithshme. Kryemadhi tha se opozita ka propozuar amendamente në Parlament, të cilat nuk janë miratuar.

Opozita ka propozuar amandamente në Parlament, që nuk janë miratuar. Nëse do të ishin miratuar, do kishim sot SPAK dhe byronë e hetimit. Mund t’ju kujtoj edhe ligjin për vetingun në polici”, tha Kryemadhi.

Sakaq, Kryemadhi tha se opozita është e gatshme për të hapur negociatat me BE-në, sepse sipas saj opozita është pro për një Shqipëri europiane. Gjithashtu, numri një i LSI-së bëri me dije se kriza nuk është vetëm paralamenti, por edhe situata ku ndodhen shqiptarët.

Opozita është e gatshme për të hapur negociatat me BE, sepse ne jemi pro për një Shqipëri europiane. Kriza nuk është vetëm parlamenti, por edhe situata ku ndodhen shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi.

Duke u ndalur te kriza politike, Kryemadhi tha se opozita ka ngritur grupe për ta zgjidhur krizën, jo vetëm të Ramës, por për të zgjidhur krizën për shqiptarët.

Opozita ka ngritur grupe për të zgjidhur krizën. Ajo që opozita do të propozojë nuk është për të zgjidhur krizën vetëm të Ramës, por krizën për shqiptarët”, deklaroi Kryemadhi.

Kujtojmë se reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi vjen menjëhere pas mbledhjes që opozita e bashkuar ka zhvilluar ditën e sotme, e cila u kryesua nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy