
Është hedhur sot në Apel Administrativ ankesa e LSI-së për vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve në lidhje me vendimin e karantinës dy-javore të emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Mësohet se kryesues i trupës gjyqtare që do të shqyrtojë ankimimin e LSI-së është Ardian Dvorani.
Më herët Gjykata Administrative shpalli mos-kompetencën për ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për karantinimin e emigrantëve shqiptarë që kthehen nga Greqia.
Më 20 prill Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzoi në Gjykatën Administrative të Tiranës një kërkesë për anulimin e vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy-javore për shtetasit shqiptarë që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.



