Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të aplikohet për herë të parë votimi edhe nga emigrantët.
Nisur nga kjo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
Përmes saj, KQZ i kërkon numër të saktë të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.
Ky institucion kërkon numrin e saktë të emigrantëve shqiptarë, të ndarë sipas qarqeve, që kanë kërkohet që institucionit të KQZ t’i dërgohet numri i regjistruar adresën e banimit të përhershëm në vendet ku tashmë jetojnë.
Letra zyrtare mban datën 23 dhjetor dhe është firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.




