Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes së ndodhur dy ditë më parë në lagjen “Dobrovë” të Peshkopisë.
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, u kap dhe u ndalua shtetasi E. E., 19 vjeç, banues në Peshkopi.
Ai u shpall në kërkim më datë 13 prill, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Dobrovë”, Peshkopi, ka goditur me mjet prerës, shtetasin E. Sh., 20 vjeç.
Për këtë ngjarje u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas, për moskallëzim të këtij krimi.
Ndërkaq, i dëmtuari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.



