Raporti i Komisionit Europian/ Neza: Nuk ka theksuar dy çështje, tensionet në Parlament dhe lirinë e mediave

Raporti i Komisionit Europian/ Neza: Nuk ka theksuar dy çështje, tensionet në Parlament dhe lirinë e mediave

Gazetari Sami Neza duke folur në MCN Live tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë nuk ka theksuar sa duhet dy momente, tensionin politik në Parlament, si dhe lirinë e mediave. 

Raporti i Komisionit Europian, dy tre raportet e fundit, ndryshojnë thelbësisht nga raportet e mëparshme të bëra në 5-6 vitet e mëhershme, duke qenë raporte mjaft kritike dhe duke prekur problematikat më të të qenësishme të reformave në Shqipëri. Mund të them se raporti nuk ka theksuar sa duhet disa çështje që janë të vijueshme. Duket se nuk ka ndonjë gatishmëri për t’u shqyrtuar apo për t’u diskutuar qoftë nga Komisioni Europian dhe qeveria. Theksoj dy momente, tensioni politik në Parlament, që është një tension, një krizë, një moment i keq në jetën parlamentare, që ka filluar për shkak të një procesi anti-demokratik të qeverisë për të izoluar opozitën, për të bllokuar edhe kontrollin parlamentar të qeverisë, që është funksioni numër 1 dhe një nga përcaktimet e demokracisë së një vendi. Së dyti lidhet me lirinë e mediave. Komisioni Europian i ka prekur disa çështje, por çështja duhet të ishte më e thelluar. Ka prekur probleme të pronësisë, influencave dhe intimidimet e gazetarëve, por nuk ka prekur raportet e mediave në Shqipëri me qeverinë, për sa kohë ky raport është i deformuar, kemi rënie të demokracisë. Një problematikë tjetër lidhet me financimin e fshehtë të mediave që mbështesin qeverinë dhe agresionin për mediat që nuk mbështesin qeverinë.

Opinioni i ndërkombëtarëve për SPAK-un ka qenë vazhdimisht inkurajues. E shoh të nevojshëm inkurajimin sepse SPAK-u mund të gjendet herë pas here në sulm. Mbështetja nga ndërkombëtarët është e domosdoshme. Duket se nuk ka pasur sinqeritet kur është bërë ai ligj për SPAK-un. Dumani kërkoi që të hiqen një sërë çështjes që i janë ngarkuar SPAK-ut me pa të drejtë. SPAK-u ka edhe problematika që kanë të bëjnë me axhendën, që ndonjëherë lë për të dëshiruar”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy