Ndryshimi i emrit të Ministrisë së Jashtme, LSI i “përvishet” Ramës: Sado i bukur…

Ndryshimi i emrit të Ministrisë së Jashtme, LSI i “përvishet” Ramës: Sado i bukur…

Deputetja e LSI e cila ka mbajtur postin e ministres së Integrimit, Klajda Gjosha ka reaguar pas vendimit të Ramës për të ndryshuar emrin e Ministrisë së Jashtme duke futur në të edhe Ministrinë e Integrimit.

Rama tha se ministria e Jashtme do të quhet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Klajda Gjosha thotë se integrimi nuk është çështje emërtimi institucioni, por çështje vizioni.

“ Integrimi nuk është çështje emërtimi institucioni, por cështje vizioni dhe strategjie. Sado I bukur të tingëlloj sot titulli I Ish Ministrisë së Jashtme, qartësia e koordinimit te këtij procesi është thelbi që siguron vazhdimësinë e ëndrrës së Shqipërisë dhe shqiptarëve”- ka shkruar Gjosha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy