“Rithemelimi” kundër Alibeajt/ Noka: S'na ndal dot. Koti: 32 deputetët pro, janë pakicë (VIDEO)

“Rithemelimi” kundër Alibeajt/ Noka: S'na ndal dot. Koti: 32 deputetët pro, janë pakicë (VIDEO)

Komisioni i Rithemelimit i cili ka marrë në zotërim selinë e PD, ka dalë publikisht kundër platformës për bashkim të kryetarit të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.

Në një deklaratë për shtyp, Flamur Noka tha se bashkimi i demokratëve bëhet vetëm me votë dhe propozimi i Alibeajt nuk ndal dot proceset e Rithemelimit, nga zgjedhjet e brendshme tek Kuvendi Kombëtar i 30 prillit.

Nga ana tjetër, deputetja Sorina Koti e cila po ashtu nuk e përkrah këtë propozim, në një lidhje për MCN i konsideroi 32 deputetët që mbështetën platformën e Alibeajt si pakicë, edhe pse numerikisht brenda grupit parlamentar janë shumicë.

Për këto deklarata ka reaguar edhe vetë Enkelejd Alibeaj me një postim në rrjetet sociale i cili i ka kërkuar 20 deputetëve që nuk e kanë përkrahur deri më tani platformën e tij të mos i shërbejnë më përçarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy