Lobimet ruse në fushatë, Balliu: Agjentura ruse ndërton shkollë në Kamëz

Lobimet ruse në fushatë, Balliu: Agjentura ruse ndërton shkollë në Kamëz

Demokrati Klevis Balliu në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me lobimet në fushatë për zgjedhjet e 14 majit. Ai bëri të ditur se kanë denoncuar një rast kur agjentura ruse po rindërton një shkollë në Kamëz. Sipas tij, kjo cenon sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet me aleatët, ndërsa theksoi se po vidhen paratë e qytetarëve.

Me rëndësi sot është ku shkojnë lekët e qytetarëve dhe ditën e djeshme kemi denoncuar rindërtimin e një shkolle të fituar nga kompania e Deripaskës, kur për shkak të këtij njeriu ka hyrë në burg drejtori i fushatës së Donald Trump dhe ndërkohë që gjithë aleatët tanë, kanë përjashtuar dhe nuk lejojnë të hyjnë oligarkët e Putinit, ky rindërton një shkollë, paratë i marrin nga një bankë gjermane dhe kompania që i fiton është kompania e Deripaskës. Këto fonde vijnë për rindërtimin, por jo të një shkolle dhe kjo është denoncuar. Si mundet një njeri që është pjesë e agjenturave ruse që e solli Mcgonigal dhe ja dha dhuratë Ramës ta bënte investitor strategjik. Është cenuar siguria kombëtare, aleatët dhe si kjo kemi dhe raste të tjera për investime që vidhet direkt dhe paraja e qytetarëve. Këto janë problematikat që kemi sot.

Në vijim ai tha se interes tjetër që kanë qytetarët sot, është alternativa një ndryshim dhe ky ndryshim sipas Balliut është teza e të djathtës që paratë e kanë vendin te xhepat e qytetarëve.

Paratë shkojnë në xhepat e qytetarëve duke ulur taksat, duke hequr taksat idiote. Këto para që u merren qytetarëve duhet tu kthehen qytetarëve përmes alternativave. Ky buxhet i qytetarëve që është dhe thelbi i problemit sot, alternativa e Belindit për 500 oaze është shumë e nevojshme sepse ndotja këtu ka kaluar limitin, vetëm në Tiranë 3 mijë njerëz kanë humbur jetën për shkak të ndotjes, ulja e taksës deri në 30%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy