Negociatat/ Rama ‘dorëzohet’ në Slloveni (VIDEO)

Negociatat/ Rama ‘dorëzohet’ në Slloveni (VIDEO)

Samiti i fundit në Slloveni mes liderëve të unionit dhe atyre të Ballkanit Perëndimor rezultoi të ishte më shumë një ekskursion sesa një tryezë  që mund t’i hapte dritën jeshile perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Takimi ashtu siç pritej dështoi të lërë një afat kohor të caktuar për zgjerimin.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen kërkoi nga BE të bëjë më shumë në këtë proces ndërsa shpresoi që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të gjejnë një zgjidhje të shpejtë.

Po ashtu edhe Presidenti i Këshillit Europian konfirmoi se po diskutohet në BE çështja e zgjerimit.

Edhe kryeministri Rama foli me pesimizëm për çeljen e negociatave dhe mbajtjen e tryezës ndërqeveritare brenda këtij viti.

“Me keqardhje them se kam humbur besimin se Bullgaria do të jetë në gjendje të kapërcejë ngërçin së shpejti, sepse ata duken të bllokuar nga zjarri që ndezën për të ngrohur votuesit e tyre me flakë nga e kaluara e lavdishme. Por duhet të ketë rëndësi për BE -në që po humb fytyrën para njerëzve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Deri tani mund të shpresoj se ky bllokim i pakuptimtë nuk do të bëhet një ngjarje e përsëritur.”

Ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit mesa duket shpresat janë venitur 2 muaj para përfundimit të vitit dhe me të gjitha gjasat në dhjetor Këshilli i BE nuk do të ketë vendim duke lënë Shqipërinë pa negociata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy