Kryeministri Edi Rama parashikon fitore me diferencë të thellë në Tiranë. Në fjalën e tij përmbyllëse të fushatës në Tiranë, Rama tha se 14 maji do t’i japë Erion Veliajt mandatin e tretë dhe kjo do të jetë fitorja me rezultatin më të thellë.
Vota e 14 majit është më shumë një test karakteri për zgjedhësit e djathtë, se sa një test fitoreje për zgjedhësit e majtë. Ne, Partia Socialiste, testin e fitores jemi të bindur që e kapërcejmë pa ndihmën e të tjerëve, vetë dhe në 14 maj Lali Eri do bëhet përsëri kryetari ynë i bashkisë me diferencën më të thellë të 3 mandateve të tij. Por kjo nuk mjafton, kjo mjafton për lali Erin, për PS-në, por jo për Tiranën dhe Shqipërinë. Për Tiranën dhe Shqipërinë ka rëndësi testi i karakterit të zgjedhësve që janë të rreshtuar djathtas. Ata që thonë se ne kurrë nuk votojnë majtas.
Nuk iu bëj thirrje atyre që të bashkohen me PS-në, apo të votojnë PS-në. Edhe pse mirë do ishte që atë që ata kanë si qytetarë të Tiranës në raport me Bashkinë, me shërbimet, me fëmijët dhe me të tjerët ta votojnë Lali Erin. Do të ishte mirë për ta bërë këtë jo për një kandidat që është kandidati i Partisë Socialiste për një kryetar bashkie i cili e ka treguar në dy mandate rresht se nuk e drejton Tiranën duke anuar majtas dhe duke kthyer kurrizin djathtas, por edhe sikur kjo të jetë e tepërt dhe ata të thonë: Jo, harroje! Lali Fikun nuk e votojmë. Dakord, mos e votoni!



