Përmbytjet/ Presidenti Ilir Meta në Ferras: Jeta e qytetarëve është e para

Përmbytjet/ Presidenti Ilir Meta në Ferras: Jeta e qytetarëve është e para

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka zbritur vetë në terren për të parë nga afër problematikën përmbytjet.

Kreu i shtetit vizitoi sot një nga zonat më të prekura nga përmbytjet atë të fshatit Ferras, ku shumë shtëpi dhe banorë ishin të izoluar disa orë pasi uji kishte arritur nivele të larta.

Meta në këtë vizitë, takoi Forcat e Armatosura dhe ato të Policisë, po ashtu dhe forcat e emergjencave nga Kosova që kanë ardhur në ndihmë të të përmbyturve.

"Kënaqësi të falenderoja sot në Ferras Forcat e Armatosura, ato të Policisë dhe ekipet e emergjencave të Kosovës për menaxhimin plot përkushtim të përmbytjeve të Vjosës në ndihmë të banorëve të rrezikuar. Mirënjohje për sakrificat e tyre sepse jeta e qytetarëve është e para.", tha Meta.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy