
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca ka takuar ditën e sotme kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit Jorida Tabaku.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Soreca, me anë të një postimi në Twitter, teksa ka ndarë foto nga takimi me Tabakun dhe shkruan se e ka përgëzuar për detyrën si dhe kthimin e opozitës në parlament.
Ndër të tjera në mesazhin e tij, ambasadori Soreca shprehet se integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, ndërsa shton se BE do të vazhdojë të mbështesë punën e Komitetit, i cili luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së Qeverisë për reformat në BE.
U takova sot me Jorida Tabakun, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Integrimin Evropian. E përgëzova për emërimin dhe përshëndeta kthimin e opozitës në Parlament. Integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartiake, kombëtare mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e Qeverisë dhe Parlamentit. BE do të vazhdojë të mbështesë punën e Komitetit, i cili luan një rol të rëndësishëm në monitorimin e punës së Qeverisë për reformat në BE.





