Agron Shehaj zbulon detaje nga takimi me Berishën

Agron Shehaj zbulon detaje nga takimi me Berishën

Deputeti i PD, Agron Shehaj i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV zbuloi se ka patur takime me Sali Berishën, ku kanë folur për gjendjen e partisë dhe nevojën për të bashkuar partinë.

Shehaj është një nga politikanët më të votuar të kësaj force politike dhe deklaroi se e mirëpret idenë e Berishës për hapjen e partisë dhe lejimin e fraksioneve.

E kam takuar zotin Berisha. Edhe pasi kandidova për kryetar të PD edhe pasi është marrë vendimi i non-grata. Ishte bisedë e thjeshtë, normale. Më tha mendimet e veta që nuk janë shumë larg atyre që zoti Berisha thotë publikisht.

Më vuri në dijeni me mendimet e veta. Unë i thashë çfarë mendoj. Asgjë sekrete. Këto që them edhe në publik, gjendjen në PD, çfarë duhet të bëjmë për të fituar zgjedhjet. U fol për këtë, që kemi një hall të madh brenda PD-së, duhet të ribashkojmë PD-në, të jemi më të besueshëm te demokratët dhe tek shqiptarët.

Më tha që e pa të paarsyeshëm veprimin e kryetarit të PD, duke patur parasysh atë që ju përmendët, që unë isha një nga më të votuarit.

Ndërsa i pyetur nga gazetari Rakipi nëse do krijojnë fraksione në PD, Shehaj tha se, “Mendoj se është e rëndësishme që Berisha ka filluar të flasë për demokraci në PD, për hapje dhe meritokraci, apo për mendimin ndryshe. E vlerësoj për faktin që pranon apo propozon lejimin e fraksioneve, kjo është gjë shumë e mirë. Shpresoj që këto hapësira të shfrytëzohen. Mua më intereson të pranohet mendimi ndryshe”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy