Opozita e ka quajtur arrogancë vendimin e Byrosë për përjashtimin nga parlamenti të deputetëve Edi Paloka dhe Flamur Noka. Në hapje të seancës së të enjtes ka qenë deputeti i PD-së, Arben Ristani që ka deklaruar se opozita do të vazhdojë të sjellë zërin e atyre që përfaqëson. Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste Arben Çuko, ka deklaruar se opozita sjell dhunë verbale në vend të zërit opozitar.



