Berisha: Nuk ka vend të dytë më këtë fuqi të krimit, mafia shqiptare më e rrezikshme se Ndraghetta

Berisha: Nuk ka vend të dytë më këtë fuqi të krimit, mafia shqiptare më e rrezikshme se Ndraghetta

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, tha se nuk ka një vend të dytë të ketë këtë fuqi krimi si Shqipëria dhe kjo sipas tij është për shkak të lidhjet që qeveria ka me krimin. Më tej Berisha tha se porti i Durrësit po kontrollohet nga një kompani që bashkëpunon me Lulzim Bashën.

“Sot diskutohet për votimin e një marrëveshje me Greqinë për luftën kundër krimit të organizuar. Me këtë rast dua të theksoj se çdo marrëveshje e kësaj narkoqeverie për luftën kundër krimit të organizuar është fund e krye një falsitet, një formalitet pasi Shqipëria është vendi ku krimi i organizuar sipas raportit të DASH, e ka shndërruar në qendrën operacionale të organizatave kriminale të rajonit, Europës dhe Amerikës së Veriut dhe Jugut.

Nuk ka një vend të dytë më këtë fuqi të krimit si Shqipëria dhe kjo ka vetëm një arsye. Lidhjen me qeverinë. A nuk u faktua këtu lidhja e ministrit të Brendshëm me klanet e drogës. A nuk u vodhën në kasafortën e shtetit dosjen e kriminelëve në Ministri. Përgjegjësi tani u kthye në një detyrë të rëndësishme. Me urdhër të Edi Ramës. Tani 3-4 fishohen brenda disa muajve kompanitë e bananeve. A e dini pse.

 E dini kush e kontrollon portin e Durrësit. Nallbati i Xibrakës. Nallbati i Hakmarrjes për Drejtësi. Nallbati i Edvin Ramës dhe Lulzim Pengut se e ka gjysmë kunat. Emari u zhduk. Nuk ka më lidhje me portin e Durrësit. Disa kompani në bashkëpunim të ngushë me Lul Bravën do investojnë aty. Unë do ju njoftoj ju se afera e Portit të Durrësit është afera më e madhe korruptive në Europë. Kjo që po them sot këtu është vetëm njëri kapitull. Fqinjët tanë kanë shqetësim të madh krimin në Shqipëri. Prokurori italian dje lexonte se mafia shqiptare është më e rrezikshme sot se Ndraghetta.

Drejtori i policisë dje i dërgoi dje një mesazh të gjatë ngushëllimi njërit prej xhelatëve të shqiptarëve. Duhet ta dini se gjatë diktaturës policia politike e Enver Hoxhës dhe policia e shtetit bënin garë se cila do çonte në pranga më shumë në përmbushjen e detyrave të partisë. Krimi më i shëmtuar është i kriminelëve në qeverinë shqiptare dhe bashkëpunëtorëve të tyre kudo ku janë”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy