PD: Nuk është paketa e tretë për bizneset, por tallja e tretë me shqiptarët

PD: Nuk është paketa e tretë për bizneset, por tallja e tretë me shqiptarët

Nëpërmjet anëtarit të kryesisë Partia Demokratike e ka cilësuar si tallje ndihmën që qeveria ka planifikuar për dy muajt e fundit të vitit për ndërmarrjet e kategorizuara të vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit. Eno Bozdo thotë se ajo që po shitet si paketë e tretë është tallja e tretë që qeveria po bën me shqiptarët.

Ai bën edhe ironi duke deklaruar se nga kjo paketë përfituesit do të marrin vetëm 20 mijë lek të vjetra në muaj, aq sa një puntori i duhen në ditë për të blerë maska dhe dezinfektues.

Qeveria po perpiqet te na mbushe mendjen se, ne emer te perballimit te pandemise Covid 19, ka vene ne dispozicion nje pakete te trete ndihme per biznesin. Ne fakt, eshte tallja e trete me biznesin, pas dy paketave te para qesharake, qe e klasifikuan qeverine shqiptare si qeveria e fundit ne Evrope dhe nder te fundit ne bote, persa i perket ndihmes reale per ekonomine.

Por sic duket, pas kerkesave te biznesit dhe opinionit publik, qeveria na paska “reflektuar”, dhe ka vendosur qe ne emer te perballimit te masave antiCovid, te ofroje 20 mije leke (te vjetra) ne muaj per punetor. Sa per sqarim, 20 mije leke te vjetra ne muaj jane me pak se shpenzimet ditore te nje punetori per maska dhe dizifektues.

Per me teper, kjo mase prek vetem biznesin vogel dhe te mesem prodhues, dhe vetem per dy muajt e fundvitit. Per qeverine sic duket, Covid 19 ka filluan ne nentor dhe do mbaroje ne dhjetor te ketij viti!

Por tallja nuk mbaron ketu: kete ndihme nuk e marrin te gjitha ndermarrjet! Kete ndihme e marrin vetem ndermarrjet prodhuese, dhe vetem ato ndermarrje qe kane 10 deri ne 50 punetore. A thua se ndermarrjet e tjera, si ato te sherbimeve apo ato qe kane me shume punetore p.sh., nuk kane patur asnje shpenzim dhe nuk kane nevoje per ndihme nga qeveria!

Tallja vazhdon: e gjithe shuma qe qeveria do te shpenzoje eshte vetem 1,5 milione euro. Kjo eshte nje sakrifice e e madhe nga ana e qeverise, sepse ajo sapo ka paguar 75 milione euro per 3 inceneratore qe nuk ekzistojne. Dhe ne kushte pandemie, korrupsioni i inceneratoreve eshte prioritet kombetar, vecanerisht kur behet fjale per para qe perfundojne ne xhepat e qeveritareve.

Si perfundim, kjo nuk eshte paketa e trete e ndihmes, por vetem tallja e trete e qeverise me biznesin dhe shqiptaret!”-shkruan Eno Bozdo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy