Zgjedhjet vendore 2023/ Celibashi: Hohmann konfirmoi mbështetjen e BE për KQZ

Zgjedhjet vendore 2023/ Celibashi: Hohmann konfirmoi mbështetjen e BE për KQZ

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka takuar sot Ambasadoren e BE në Tiranë, Christiane Hohmann.

Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi thekson se në fokus të takimit ishin zgjedhjet vendore 2023 si dhe projektet e përbashkëta KQZ-BE.

Pata kënaqësinë të takoj Ambasadoren e BE në Tiranë, zonjën Christiane Hohmann, me të cilën bashkëbiseduam mbi përgatitjet e KQZ për zgjedhjet vendore 2023, rëndësinë e një procesi zgjedhor me integritet dhe me standarde në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Diskutuam gjithashtu, për projektet e përbashkëta KQZ-BE dhe ambasadorja Hohmann konfirmoi mbështetjen e Delegacionit të BE për institucionin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy