
Apeli i Gjykatë së Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar sot ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj për kontrollin e Byrosë së Hetimit në vilën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj.
Apeli e ka cilësuar si të rregullt kontrollin duke lënë në fuqi sekuestron e banesës.
Më herët, një vilë në zonën e Palasës, në jug të Shqipërisë, është sekuestruar nga SPAK, ku dyshohet se ajo është pronë e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, i cili po hetohet lidhur me çështjen e njohur si “Inceneratorët”.
Vila e vënë nën sekuestro është e njëjta ku u kryen kontrolle më 9 mars dhe për të cilën ish-gruaja e Ahmetajt, nuk ka pranuar se është në pronësinë e saj.
Ahmetaj, kishte kërkuar nga Apeli i Gjykatës së Posaçme, të shpallë si të kundërligjshëm vendimin për të kontrolluar banesat e ish-gruas së tij, apo të partneres aktuale, kjo pasi nuk është marrë leje nga Kuvendi duke qenë se ai është deputet dhe jeton aty.
Sipas Ahmetaj bashkëjetuesja nuk është informuar paraprakisht për të pasur praninë e një mbrojtësi ligjor.
Arben Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për katër akuza të rënda. SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.



