
Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka dënuar gjuhën e përdorur nga ligjvënësit në Kuvend, duke iu referuar termave denigrues ndaj grave dhe vajzave deputete, pa përmendur emra konkretë.
Me një postim në Twitter Kim shkruan se gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave e transmetuar në televizion nga Parlamenti është e papranueshme.
Ajo u bën apel udhëheqësve se duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin nga foltorja e Kuvendit.
Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizmit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave, veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti, është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin.



