Ja si u përgjigjet Mimi Kodheli akuzave të mediave greke

Ja si u përgjigjet Mimi Kodheli akuzave të mediave greke

Pas sulmeve të medias greke se se 25 vite më parë ajo ka punuar si balerinë në klube nate në vendin fqinj, ka reaguar vetë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Kodheli ka përdorur një thënie të ish-kryeministres së Britanisë së Madhe, sonjë së hekurt Margaret Theçer. “Gjithnjë festoj pa masë nëse një sulm është praktikisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata sulmojnë dikë personalisht do të thotë se nuk u ka mbetur asnjë argument politik”, shpreht ministrja.   

Sipas asaj që shkruante faqja “militaire.gr”, Kodheli “para 25 vitesh, ishte një balerinë e bukur që punonte në Syngrou Avenue. “Më pas ajo shkoi për studime në SHBA ku kreu doktoratë për Marrëdhënie Ndërkombëtare. Pasi u angazhua në politikë, sot ajo është ministre e Mbrojtjes në shtetin fqinj”.

Këto akuza të medias helene erdhën pas replikave në distancë të dy ministrave të Mbrojtjes të Greqisë dhe Shqipëris, ku Kodheli në reagimin e saj tha se nuk duhej marrë shumë seriozisht si përgjigje ndaj kërcënimit të homologut grek.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy