
Ish-deputeti Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një statusi në Facebook në lidhje më vendimin e kryeministrit që emëroi Arben Ahmetaj në postin e ministrit të Rindërtimit.
Në postimin e tij, Paloka akuzon Ramën se emërimi i Ahmetajt në këtë ministri është tregues i qartë që ky kryeministër kërkon të vjedhë popullin edhe në kulmin e fatkeqësisë.
"Deri tani, Rama ka spekuluar politikisht, duke u përpjekur që nëpërmjet propagandës së përditshme, minimalisht t'i shpëtojë përgjegjësisë direkte për këtë fatkeqësi dhe viktimat që solli. Sot, Rama vërtetoi se i është “hapur zorra” dhe spekulimin nuk ka ndërmend ta lërë vetëm në rrafshin politik", shkruan Paloka.
Kryeministri Rama i propozoi ditën e sotme Presidentit Meta që të dekretojë Arben Ahmetajn, si ministër i Shtetit për Rindërtim, duke krijuar kështu një ministri të re.
Ndërsa presidenca ka bërë të ditur gatishmërinë për të dekretuar Ahmetajn si ministër.



