Rama mbledh 12 drejtuesit e qarqeve, tregon çfarë diskutuan

Rama mbledh 12 drejtuesit e qarqeve, tregon çfarë diskutuan

Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një mbledhje me 12 ddrejtuesit e qarqeve, ndërsa tregoi për mediat edhe çështjet e diskutuara.

Çështje organizative, në qarqe problematika të ndryshme”, tha Rama.

Ndërkohë, i pyetur lidhur me zhvillimet brenda Partisë Demokratike, Rama shprehu keqëardhjen për atë çfarë po ndodhte duke e konsideruar “humor të zi”.

Nuk kam asnjë problem lidhur me çfarë ndodh në fushën e Partisë Demokratike. Di t’ju them që nëse do ishin mbledhur humoristët dhe satiristët e gjithë këtij vendi që të shkruanin një pjesë më shumë se si PD mund të katandiset në një objekt keqardhje dhe humori të zi, është ajo që po ndodh sot në Partinë Demokratike”, deklaroi Kryeministri.

Ndërkohë, kryeministri ka reaguar për herë të parë për situatën e krijuar në Krujë ku qindra qytetarë janë helmuar nga uji i pijshëm. Ai tha se qeveria ka bërë investimin dhe se ndërmarrja për mirëmbajtjen ka përgjegjësinë e vet. Sipas tij të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhur janë gjëra të ndryshme.

Sipas jush nuk duhej ndërtuar ujësjellësi i ri, apo ujësjellësi i ri e ka sjellë këtë problem?! Janë komplet dy gjera të ndryshme. Të bësh investimin dhe të sigurosh që uji është në parametrat e duhura janë dy gjëra të ndryshme. Qeveria ka bërë investimin për sistemin e ri. Ndërmarrja ka përgjegjësitë e veta. Kjo është në hetim administrativ për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Është njësoj si të thuash që pas ndërtimit të një rruge të re janë rritur aksidentet nga rritja e shpejtësisë. Tani e ka fajin rruga e re apo një tjetër aspekt që duhet trajtuar”, deklaroi Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy