
Ka nisur në KAS mbledhja ku pritet të shqyrtohet ankimimi i PD për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit.
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike të Alibeajt, Indrit Sefa ka parashtruar para KAS të gjithë argumentet ligjorë, përmes së cilave kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ, për mos regjistrimin e tyre në zgjedhje.
Sefa tha autorizimin e lënë nga Basha para se të jepte dorëheqjen, iu jep atyre tagër që të bëjnë kërkesën për regjistrim në zgjedhje,
Në dy pika, pika e parë është që sipas interpretimit të komisionerit, pretendon se nuk është mjaftueshëm i qartë autorizimi sa i përket datës specifike të zgjedhjeve. Ngatërron dy llojet e autorizimeve, i posaçëm dhe i përgjithshëm. I posaçëm është për një veprim konkret, në këtë rast kemi të bëjmë me autorizim të përgjithshëm. I ka të gjitha tagrat. Kjo nuk duhet të kishte përbërë arsye për të refuzuar regjistrimin e PD-së. Autorizimi i pretenduar si jo mjaftueshëm qartë, i referohet zgjedhjeve vendore 2023 sipas datës që do caktonte presidenti i republikës. Ai autorizim vlen për çfarëdolloj date. Autorizimi i jep tagra të përfaqësuesve për të bërë të gjitha kërkesat për regjistrimin e PD pranë KQZ. Pika dytë ka të bëjë me deklaratë solemne që komisoneri pretendon se është e domosdoshme, detyrës për të bërë regjistrimin. Në përmbajtje të deklaratës dhe formulimit që është miratuar për deklaratën solemne, përcaktohet fare qartë që lëshohet në emër të subjektit, është përgjegjësia që merr përsipër subjekti. Kryetari i firmos si pasojë e detyrës që ai ka si drejtues i partisë, partinë politike mund të përfaqësojë kryetari, mund t’ia lënë kompetencat sekretarit. Sipas interpretimit që bën komisoneri, duhet ta firmosë me patjetër kryetari. Komisioneri i bën një interpretim të gabuar dispozitës. E merr si angazhim personal të kryetarit të partisë. Kryetari i Partisë nuk e firmos si individ personal asnjë dokument.
Nga ana e tij përfaqësuesi i grupit të Berishës, Ledio Nuraj, tha se është anëtarësia ajo që vendos për një parti politike, duke shtuar se komisioneri bëri rolin e gjykatësit.
Kemi depozituar të gjitha dokumentet e nevojshme për tu regjistruar në zgjedhje. Komisioneri diskutoi mbi disa vërtetime dhe autorizime. Mbi këtë ka ngritur të gjithë logjikën e tij dhe nuk ka marrë në konsideratë dhe ka anashkaluar regjistrimin e PD-së. Po t'i referohej dokumentit që ne kishim dorëzuar dhe po të bënte hetimet e tij, do të na kishte regjistruar. Është anëtarësia ajo që vendos për formimin e një partie, të gjithë këto i kemi përmbushur dhe kemi parashtruar të gjitha kërkesat. Jam i detyruar të sqarohem, kjo është një parti politike më e madhja opozitare që ka funksionuar prej 32 vitesh. Vendimet e fundit janë regjistruar në gjykatë dhe nga regjistrimi i fundit deri më sot që ne flasim kanë ndodhur disa zhvillime që janë të njohura botërisht. Janë zhvillime brenda kaudrit ligjor dhe të regjistrueshme. Raportet ligjore të fundit që janë të regjistrueshme janë ato ku janë marrë me votim të drejtpërdrejtë nga anëtarësia, nga ata kandidatë që kanë marrë dhe vendimet në Kuvendin e 17 korrikut.



